Luftat në Kafaz në Gjermani: Prizrenasi Gjoni Palokaj synon majat - Gazeta Express
string(64) "luftat-ne-kafaz-ne-gjermani-prizrenasi-gjoni-palokaj-synon-majat"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2022 18:57

Luftat në Kafaz në Gjermani: Prizrenasi Gjoni Palokaj synon majat

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2022 18:57

Pas titullit të tij në RESPECT.FC ai tani synon edhe rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.

Gjoni Palokaj, lindur në Hannover, me prejardhje nga Prizreni (fshati Velezhë) te premten synon titullin në garën MMA, përkatësisht synon të marrë rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.

Lexo Edhe:

Me titull ’We love MMA60”, zhvillohet meçi në Barclaycard Arena në Hamburg.

Për këtë ngjarje premierë, e njohur si : ’Liga Premierë e Gjermanisë’, po përgatiten takime dhe lufta të mëdha. Vëmendje këtyre meçeve e në veçanti, interesim ka zgjuar meçi ndërmjet Gjoni Palokaj (Fightscholl Hannover) dhe Sulltan Hussain (Gladiators MMA Duisburg), që do të luftojnë për titullin e lakmuar në peshën pupla deri në 66 kg.

Palokaj, që është me prejardhje nga (Prizreni, fshati Velezhë) konsiderohet nga talentët më të mirë në këtë kategori (në peshën pupla).

Lidhur me meqin e tij që ka zgjuar interesim, shkruan edhe BILD (gazeta më e madhe gjermane) që do të transmetojë ngjarjen nga ora 22.00 me datë 29.10.2022. Gjoni ,siç shihet edhe në foto në çdo fitore kremton me flamurin kombëtar, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm