Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Prix Upper Austria, që po mbahet në qytetin e Linzit.
Ajo u ndal në xhiron e dytë, duke pësuar humbje ndaj kroates, Karla Prodan.
Loriana Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Xhudistja kosovare në xhiron e parë fitoi ndaj italianes, Irene Caleo.
Pas eliminimit të Kukës, Kosova e mbyll pa medalje Grand Prixin e xhudos në Austri.
/Gazeta Express/
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...