Lopez shpërthen kundër Wandas: “T’i s’ke ndërgjegje, i çove fëmijët në epiqendrën e infektimit” - Gazeta Express
string(89) "lopez-shperthen-kunder-wandas-ti-ske-ndergjegje-i-cove-femijet-ne-epiqendren-e-infektimit"

Gazeta Express

30/03/2020 19:40

Lopez shpërthen kundër Wandas: “T’i s’ke ndërgjegje, i çove fëmijët në epiqendrën e infektimit”

Gazeta Express

30/03/2020 19:40

Sulmuesi argjentinas Maxi Lopez nuk lë rast për t’u përplasur me ish bashkëshorten e tij, Wanda Narën, e cila tani është e martuar me ish kapitenin e Interit, Mauro Icardin, ndërsa këtë herë shkak janë bërë fëmijët e tyre.

Wanda ka tre fëmijë me Maxi Lopezin dhe dy të tjerë me Mauro Icardin, ndërsa vetëm pak ditë më parë të gjithë u kthyen në Milano, për të jetuar në vilën e sulmuesit të PSG-së, ndërkohë që kampionati francez është i ndërprerë për shkak të koronavirusit.

Lexo Edhe:

Por pikërisht kjo lëvizje ka “tërbuar” Maxi Lopezin, i cili nëpërmjet një statusi të gjatë në Instagram, ka akuzuar Wandën si të papërgjegjshme, që thyen rregullat e izolimi dhe çon fëmijët në vatrën më të nxehtë të koronavirusit, Lombardi.

“Ke çuar fëmijët nga Parisi në Lombardi. Dua të di mbi ç’bazë ka shkelur karantinën në këtë kohë pandemie globale, ku të gjithë këshillojnë qëndrimin brenda dhe ti çon fëmijët nga një shtet në një tjetër, pikërisht në Lombardi, në qendrën e kontaminimit nga Covid-19. Indinjohem që ti nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e bën për vete, bëje për ata 5 fëmijë që ke”, ka shkruar ndër të tjera maxi Lopez.