Lojërat e fatit nuk ndalen, policia në Prishtinë hasë në një lokal pa emër ku ishin duke u zhvilluar ato - Gazeta Express
string(103) "lojerat-e-fatit-nuk-ndalen-policia-ne-prishtine-hase-ne-nje-lokal-pa-emer-ku-ishin-duke-u-zhvilluar-ato"

Lojërat e fatit nuk ndalen, policia në Prishtinë hasë në një lokal pa emër ku ishin duke u zhvilluar ato

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 11:06

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 21:20, gjatë patrullimit në Prishtinë kishin hasur në një lokal pa emër në të cilin ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

Lidhur me këtë rast, policia ka sekuestruar tri shtëpiza të kompjutervë e printe, ndërsa nuk ka arritur ta bëjë identifikimin e pronarit të lokalit.

Lexo Edhe:

“Është raportuar se njësiti policor gjatë patrullimit kishin hasë në një lokal pa emër në të cilin kishin qenë katër persona duke zhvilluar lojëra të fatit. Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterëve, një printer dhe një DVR. Ende nuk është bërë identifikimi i pronarit të lokalit, rasti vazhdon të hetohet”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë./Express/