Llapi përforcohet me një mbrojtës kamerunas - Gazeta Express
string(43) "llapi-perforcohet-me-nje-mbrojtes-kamerunas"

Llapi përforcohet me një mbrojtës kamerunas

Futboll

Gazeta Express

01/02/2023 9:32

Llapi e ka bërë goditjen e radhës.

Klubi nga “Zahir Pajaziti” ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kamerunas, Alex Raoul Leyi.

Lexo Edhe:

Sipas llapjanëve, lojtari do t’i bashkohet ekipit të gjatë javës së ardhshme, shkruan “Gazeta Express”.

Tek Llapi thonë se e kanë vëzhguar qe një kohë futbollistin dhe se besojnë që ai do të jetë i dobishëm në pjesën e dytë të sezonit.

Llapjanët premtojnë përforcime të tjera gjatë ditëve në vazhdim pasi duan ta kenë një pranverë të suksesshme.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Superligë në vendin e gjashtë me 20 pikë, prej tyre 5 fitore, 5 barazime e 8 humbje, duke i shënuar 23 gola dhe duke i pësuar 28. /Gazeta Express/