Liverpooli prapë nuk fiton, ndalet edhe nga Fulhami - Gazeta Express
string(50) "liverpooli-prape-nuk-fiton-ndalet-edhe-nga-fulhami"

Futboll

Gazeta Express

04/01/2026 18:15

Liverpooli prapë nuk fiton, ndalet edhe nga Fulhami

Futboll

Gazeta Express

04/01/2026 18:15

Liverpooli i Arne Slot nuk ka arritur të marrë fitore për herën e dytë radhazi në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri holandez është ndalur me barazim nga Fulhami.

Ndeshja e luajtur në “Craven Cottage” është mbyllur me barazim prej 2-2.

Në epërsi të parët dolën vendasit në minutën e 17-të të ndeshjes.

Ishte Harry Wilson që shënoi për 1-0, pas asistimit nga Raul Jimenez.

Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën ishte Florian Wirtz që shënoi për 1-1 – i cili qe goli i tij i dytë në Premierligë sivjet.

Në minutat e fundit të ndeshjes, ishte Cody Gakpo i Liverpoolit që shënoi për 2-1.

Kur të gjithë po mendonin që tri pikët do të shkojnë te Liverpoolit, në skenë doli Harrison Reed, i cili shënoi një supergol, me ndeshjen që u mbyll me shifrat prej 2-2.

Kështu, Fulhami shkon në kuotën e 28 pikëve, teksa Liverpooli në 34 pikë, në vendin e katërt – momentalisht./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement