LIVE: Shorti i Ligës së Evropës - Gazeta Express
string(32) "live-shorti-i-liges-se-evropes-7"

LIVE: Shorti i Ligës së Evropës

Gazeta Express

10/07/2020 13:04

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, tani do të mësohen çiftet për fazat e ardhshme të Ligës së Evropës.

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen të gjitha në Gjermani në gusht. Fituesi do të vendoset përmes vetëm një ndeshjeje, që do të thotë se s’do të zhvillohen ndeshje kthyese, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshjet kthyese të 1/8 të finales do të zhvillohet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalet në Lisbonë do të zhvillohen më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 17 dhe 17 gusht dhe finalja më 21 gusht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vetëm katër stadiume:

  • Stadion Koln në Cologne (stadiumi i finales)
  • MSV Arena në Duisburg
  • Dusseldorf Arena në Dusseldorf
  • Arena AufSchalke në Gelsenkirchen

Çiftet çerekfinaliste:

ÇF1: Wolfsburg ose Shakhtar Donetsk KUNDËR Eintracht Frankfurt ose Basel

ÇF2: LASK ose Manchester United KUNDËR Istanbul Basaksehir ose Copenhagen

ÇF3: Inter ose Getafe KUNDËR Rangers ose Bayer Leverkusen

ÇF4:Olympiakos ose Wolves KUNDËR Sevilla ose Roma

Çiftet gjysmëfinaliste:

GJF1: Fituesi i ÇF4 KUNDËR Fituesin e ÇF2

GJF2: Fituesi i ÇF1 KUNDËR Fituesin e ÇF3

Finalja:

Fituesi i GJF1 KUNDËR fituesit të GJF2. /Gazeta Express/