Limani flet për pozicionin e tij pas rikonstruimit të Qeverisë - Gazeta Express
string(62) "limani-flet-per-pozicionin-e-tij-pas-rikonstruimit-te-qeverise"

Maqedoni

Gazeta Express

19/06/2026 15:21

Limani flet për pozicionin e tij pas rikonstruimit të Qeverisë

Maqedoni

Gazeta Express

19/06/2026 15:21

Ministri Fatmir Limani thotë se në këtë fazë nuk është vendimtare se kush e mban postin ministror dhe kush mund të jetë pjesë e kabinetit pas ndryshimeve të paralajmëruara.

Kryeministri Hristian Mickosi ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave do të zhvillojë takime me partnerët e koalicionit, ku në fokus do të jenë rikonstruimi i Qeverisë dhe lëvizjet në dikasteret ministrore.

I pyetur në gjuhën shqipe nëse do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas rikonstruimit në Qeverinë Mickoski, Limani zgjodhi të përgjigjet në maqedonisht. Sipas tij, rëndësi ka puna që lë pas një funksionar dhe kontributi që ka dhënë gjatë kohës sa ka drejtuar një institucion.

“A jemi ministra apo s’jemi, deri në atomin e fundit duhet të jemi dhe të punojmë për të parandaluar veprimet e tilla të dhunës dhe jo të merremi me temën se kush do të jetë ministër i ardhshëm. Sa kanë qenë, sa kanë kaluar dhe sa do të ketë ministra këtu, gjithçka do të varet nga shenjat që i lanë në këto salla dhe ato ministri që i udhëheqin”, theksoi Limani.

Emri i Limanit përmendet shpesh në kuadër të këtij rikonstruimi, pasi VLEN kërkon shkarkimin e tij. Në të njëjtën kohë, edhe ministra të tjerë të Qeverisë po japin pothuajse të njëjtën përgjigje kur pyeten për një largim të mundshëm nga ekzekutivi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement