Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet - ka të tillë - Gazeta Express
string(116) "maliqi-presidenti-sduhet-te-jete-noter-i-kurtit-hamzes-ose-abdixhikut-por-nje-personalitet-me-integritet-ka-te-tille"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 16:13

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 16:13

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se Presidenti i ri duhet të jetë një personalitet që ka integritet të dëshmuar intelektual e profesional.

Ai tha se dy partitë, PDK e LDK, e kanë gabim që po e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duke thënë se ai s’duhet të jetë noter as i Albin Kurtit, Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut.

“E kanë gabim edhe PDK edhe LDK që kërkojnë president-e nga radhët e tyre. President-e duhet të jetë dikush që e respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, nuk angazhohen për interesa partiake por interesa të   përgjithshme.  Të mos janë as notere Albin Kurtit, çfarë ishte Presidentja Osmani, a as noter-e të Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut… Konsultat mes partive për kandidimin duhen me u përqendru në personalitetet që gëzojnë respekt për paanshmërinë dhe integritetin e dëshmuar intelektual dhe profesional”.

Maliqi tha se Kosova ka “kandidat të tillë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement