LETËR KORONËS - Gazeta Express
string(13) "leter-korones"

Gazeta Express

04/04/2020 13:30

LETËR KORONËS

Gazeta Express

04/04/2020 13:30

Koronë faleminderit që erdhe, por ta dish se mirësia gjithmonë fiton për një përqind më shumë, prandaj Koronë sido që të jetë ti duhet të shkosh… Faleminderit që na zgjove e dashur Koronë… kjo do të ishte e gjitha nga unë…

Shkruan: Ardita Dushi

Lexo Edhe:

E dashur Koronë

Disa mendojnë se je gjenjeshtër, disa thonë je plan, e disa thonë se je dënim prej natyrës. Tashmë kjo duket e parëndësishme sepse frika ka zënë vend në mes njerëzve…tashmë ka marr fund… Nëse më lejon, kisha pas dëshirë të ti them disa fjalë…

E dashur Koronë

Para së gjithash FALEMINDERIT sepse na solle ndërmend se çka është e rëndësishme…ty nuk tu dasht vizë për kufijtë, ti nuk i njeh flamujt, ti lirshem po udhëton e po na prek në më të rendisishmën: në shëndet… ti po ndalon botën.

E dashur Koronë, shih…tash kinezet po na dërgojnë të dhëna miqësisht, muslimani po i ndihmon të krishtërit, sllavet po aplaudojnë edhe për shqiptarët… e di që ti se ke të qartë sepse për ty jemi të gjithë njejtë…njerëz prej mishi e gjaku e lehtësisht të thyeshëm… ti dikën po prek e ai veç po kollitet, dikush po ecën me ty pa ditë për ekzistencën tënde në trup, disa po i vret…kështu shkon kjo punë madje edhe në jetë të rëndomtë…

Më fal Koronë, por unë prej teje nuk po frikësohem, më shumë po kam frikë nga problemet që do të lulzojnë pas ikjes tënde…kemi pas të tilla edhe para ardhjes tënde e akoma nuk i kemi zgjidh…

E dashur Koronë,

Fillimisht do të doja të të prezentohesha, kam lindur në një vend të vogël të quajtur Kosovë. Nuk e di se me se e kemi merituar, por ne na ka ra për pjesë një copëz e bukur prej rruzullit toksorë, bjeshkë, lumenjë, tokë pjellore e ujë të pastër…por shih tash Koronë njerëzit në këtë botë lehtësishtë ndahen me fe, shtete, flamuj, mbretëri, gjuhë…njerëzit jetojnë për t`i sundu njerezit…ne na quajnë shqiptarë e ne jemi pak…historikisht ky ka qenë problemi ynë…ne na kanë mësuar se si të luftojmë sepse shpesh kemi qenë rob…pra mbi 1000 vjet këtu veç “zotnitë” janë ndrruar.

Koronë para teje edhe disa simotra tua si Kuga e gripe të ndryshme na patën paralajmëruar duke na ftuar për qetësi e kundër luftrave…kur ato ishin ndër ne gjithçka ndalonte por me t`i përcjellë gjithçka kthehej si më parë, sepse ne njerëzit mbajmë mend pak dhe pothuajse çdo herë po të njejtat gabime bëjmë…mbaj mend prej fëmijërisë sime se shpesh herë njerëzit gjuanin mbi njëri tjetrin, atëbotë as unë nuk e kisha të qartë arsyen, dikur ma mësuan…më thanë se pas 1000 e kusur vitetve nuk ishim më robër…prej asaj kohe kujtoj burra trima e gra të përgjegjëshme…të gjithë kishin vëllezër e motra, oborre plot me fëmije, shtëpitë nuk mbylleshin kurrë,  kemi pas gjyshër të cilët gjithë jetën e tyre na e përkushtuan ne. Na mësuan se para Perëndisë të gjithë jemi të njejtë dhe të gjithë kemi për mision ndihmën.

Duke u rritur mësuam edhe leksionin e parë; çdo gjë e bukur është jetëshkurtër…nuk u dashtën shumë vite për të parë se si urrejmë njëri tjetrin…1000 e kusur vite pritje, vuajtje e sakrificë, për t`i shkatërruar vetë të gjitha…kryesorët u shpallën hajna, luftëtarët mentalisht të sëmurë, prijësit në burgje dhe për çdo gjë në të cilën besuam na thanë e keni pasur gabim…por Koronë paramendo e njejta gjë i është thënë edhe atij nga ana tjetër, njësoj fajtorë edhe ai…nëse më pyet se si ndodhi kështu nuk do të di të të them, por, një e di gjykues ishin po të njëjtit “ zotni” .

Por e dashur Koronë ka ardh një kohë ku secili po krenohet me mëkate të veta e thjeshtësia është e vetmja vlerë me të cilën nuk guxon të lëvdërohesh… E dashur Koronë ka ardh një kohë ku meshkujt lavdërohen me rroba ,e femrat me thonjë… E dashur Koronë, më nuk ka NE tash ka UNË, MUA, E IMJA…shkatërruan fabrika, njerëzve ua mohuan punën e vetës i ndërtuan mbretëri, shitën toka për të ngrënë e blerë vetura të shtrenjëta…po më pyet çka është vetura? Po njëmend ti je virus dhe nuk i di të gjitha…vetura është mjet me katër rrota që të ndihmon të arrish prej pikës B deri te pika A e e dashur Koronë për këtë njeiru e shet edhe shpirtin edhe trupin e vet…

E dashur Koronë, ajo parajsa për të cilën të fola më parë e që quhet Kosovë, e ne atë edhe pas 1000 e kusur viteve mund e sakrifice kemi lënë djerrë…a po e vëren që në gjakun tonë ka mbet diçka; derisa “zotnia” të mos na thotë se është e rëndësishme, neve para syve na kalon…kur jemi shitur nuk kemi ndi, kur të afërmit na kanë lënë nuk e kemi shtri dorën, kur fqinjët na vareshin nëpër degë lisash nuk pyesnim, sepse deri sa “ zotnia” të mos e thotë se është e rëndësishme për ne nuk është e tillë…shih Koronë ne vëllaun e vlerësojmë kur të ketë sukses tek i huaji përderisa është pranë nesh ne shohim veç vetën…më e rëndësishme është bërë karriera se miqësia, farefisi është ndarë…Koronë asnjë “zotni” nuk na ka zvogëlu, asnjë luftë sna ka vra, asnjë kundërshtar nuk na ka mund sikurse që e kemi vra ne njeri-tjetrin në liri….

Ti e dashur shoqe, mund të kujtosh se po gënjej dhe po e teproj, por po besoj po e sheh edhe vetë tash kur erdhe për të na “resetu” dhe për të na mësuar si ta ndajmë të rëndësishmen nga ajo që ska fare rëndësi…shiko Koronë doshta edhe ka ndikuar njeriu por ti me siguri je pasojë e budallallëkut të tij…

Koronë faleminderit që erdhe, por ta dish se mirësia gjithmonë fiton për një përqind më shumë, prandaj Koronë sido që të jetë ti duhet të shkosh… Faleminderit që na zgjove e dashur Koronë… kjo do të ishte e gjitha nga unë…e di që qysh nesër ka me mbrri panika e re dhe trathtia e re e kjo do të mbetet veç shkronjë e vdekur në letër… pak rëndësi ka letra është e ytja dhe imja…edhe pasi të kesh shkuar, lufta do të vazhdoj, ajo ska fund…prap kemi për ta ndier vetën të çliruar deria sa të vish ti në formë të re…për të na e valvitur vdekjen para syve…dhe për të na treguar thelbin e jetës: PARA SË GJITHASH, BËHU NJERI SE NESËR DO TË TË DUHET TË VDESËSH…