Leonora në ditën e lindjes ka një mesazh shumë prekës për nënën e saj - Gazeta Express
string(69) "leonora-ne-diten-e-lindjes-ka-nje-mesazh-shume-prekes-per-nenen-e-saj"

Gazeta Express

03/03/2020 13:55

Leonora në ditën e lindjes ka një mesazh shumë prekës për nënën e saj

Gazeta Express

03/03/2020 13:55

Leonora Jakupi po feston sot ditëlindjen e 41-të.

Këngëtarja nga Drenica ka vendosur që në ditëlindjen e saj të falënderojë dhe të thotë disa fjalë për nënën e saj.

Leonora ka postuar një fotografi të bukur ku shihet afër nënës, të dyja të përqafuara dhe të buzëqeshura.

Ajo shkruan se si kjo ditë është festë për të, pasi u bë nënë për herë të parë dhe flet për jetën e vështirë që ajo ka pasur, shkruan Gazeta Express.

Ne kete dite te veçante per Ty , dua te t’falenderoj per cdo sakrifice tenden e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qene e lehte per ty e as per mua , se bashku ja dolem mbane te gjitha sfidave te jetes. Prandaj kjo eshte dita jote,dita kur ti u bere nene per here te pare! Lus Zotin te t’kem me jete te gjate e ditet e lindjes time ti pres ne krahrorin tend!”, ka shkruar Leonora Jakupi në postimin e saj./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement