Legalizimi i objektit "Siraç", fondacioni "Throni" akuzohet për shkelje të ligjit - Gazeta Express
string(76) "legalizimi-i-objektit-sirac-fondacioni-throni-akuzohet-per-shkelje-te-ligjit"

Legalizimi i objektit “Siraç”, fondacioni “Throni” akuzohet për shkelje të ligjit

Gazeta Express

07/03/2020 10:32

Fondacioni “Throni” në Tetovë akuzohet për shkelje të rënda të Ligjit për Legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje.

Bëhet fjalë për legalizimin e objektit ku gjendet restoranti “Siraç” dhe objektet e tjera përcjellëse.

Lexo Edhe:

“Fondacioni i lartpërmendur duke keqpërdorur Ligjin për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje (Gazeta zyrtare nr.217/2015 të datës 11.12.2015) më datë 29.12.2015 parashtron kërkesë për legalizimin e kompleksit të lartpërmendur duke keqpërdorur nenin 15 paragrafi 1 të ligjit për legalizim i cili thotë: Poseduesit e objekteve pa leje të përcaktuara në nenit 2 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk kanë parashtruar kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje, ndërkaq objekte në të cilat përfundimisht më 3 mars 2011 janë kryer punë ndërtimore dhe të instalimeve në tërësi dhe të njëjtat paraqesin tërësi ndërtimore dhe funskionale mund të parashtrojnë kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit pa leje, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri më 31 mars 2016”.

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni arsyetimet lidhur me akuzat për këtë rast. Në këto dokumente ka edhe akuza që i implikojnë organet e Komunës së Tetovës, shkruan KlanKosova.