Lazio shpreson ta blejë Dusseldorfi Berishën - Gazeta Express
string(44) "lazio-shpreson-ta-bleje-dusseldorfi-berishen"

Gazeta Express

18/03/2020 13:52

Lazio shpreson ta blejë Dusseldorfi Berishën

Gazeta Express

18/03/2020 13:52

Mesfushori kosovar është i huazuar deri në fund të sezonit tek klubi gjerman, i cili mund ta blejë lojtarin për 10 milionë euro

Lazio nuk llogarit më në shërbimet e Valon Berishës, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar ka dështuar të linte gjurmë në “Stadio Olimpico” gjatë eksperiencës prej një viti e gjysmë.

Lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë bënë që përfaqësuesi kosovar të mos e gjente rehatinë tek “Biancocelesti”.

Për këtë, gjatë janarit 26 vjeçari u huazua deri në fund të sezonit në Fortuna Dusseldorf.

Klubi gjerman e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit për 10 milionë euro.

Nëse Fortuna nuk është e gatshme ta paguajë këtë shifër, Berisha do të rikthehet në Itali gjatë verës.

Lazio do ta shikonte mundësinë e huazimit përsëri për sezonin tjetër, në rast se nuk e gjen një blerës serioz.

Klubi italian e kishte blerë Berishën për 7,5 milionë euro nga Salzburgu.

Bardhekaltrit nuk do ta shesin lojtarin e rritur në Norvegji për një shifër më të ulët parash sesa kjo.

Berisha i ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Dusseldorfin deri tash në Bundesligë.

Ai iu bashkua ekipit gjerman për të pasur vazhdimësi dhe për të qenë i gatshëm dhe në formë optimale për Përfaqësuesen e Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement