Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(34) "laura-fazliu-kalon-ne-gjysmefinale"

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

05/08/2023 14:38

Laura Fazliu është kualifikuar për në gjysmëfinale të World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare në çerkefinale e mposhti çeken, Renata Zachova.

Lexo Edhe:

Laura e fitoi këtë sfidë me Ippon.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Gazeta Express/