'Lanë enët, pastron banjën', mamaja e nxjerr zbuluar Rita Orën në shtëpi - Gazeta Express
string(68) "lane-enet-pastron-banjen-mamaja-e-nxjerr-zbuluar-rita-oren-ne-shtepi"

‘Lanë enët, pastron banjën’, mamaja e nxjerr zbuluar Rita Orën në shtëpi

Rozë

Gazeta Express

16/04/2021 18:41

Mamaja e Rita Orës zbuloi më shumë për jetën e këngëtares. Vera tregoi se Rita në shtëpi është si çdo vajzë normale dhe e ndihmon me punët.

“Rita e di që në familje jemi normalë, ajo duhet të lajë enët, të pastrojë banjën. I them hajde më ndihmo dhe nuk e dalloj nga fëmijët e tjerë. Mundohem ta trajtoj sa më thjesht sepse edhe asaj i vlen pasi më tutje do të përballet edhe me një jetë normale e jo vetëm famë”, u shpreh Vera në “Ftesë në 5”.

Lexo Edhe:

Mamaja e këngëtares tregoi se nuk i ndërhyn aspak Ritës kur vjen puna tek çështjet e dashurisë.

“Nuk jap mendime direkte sepse nuk dua t’ja imponoj dhe nesër të mos jetë e lumtur. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet”, tha Vera, e cila në fund mori edhe një surprizë nga e bija, një videomesazh ku i shprehte dashurinë.