Lajmi i fundit: 854 të vdekur në Britani nga Koronavirusi, në mesin e tyre 23 dhe 102 vjeçarë - Gazeta Express
string(91) "lajmi-i-fundit-854-te-vdekur-ne-britani-nga-koronavirusi-ne-mesin-e-tyre-23-dhe-102-vjecare"

Lajmi i fundit: 854 të vdekur në Britani nga Koronavirusi, në mesin e tyre 23 dhe 102 vjeçarë

Gazeta Express

07/04/2020 15:30

Gjatë 24 orëve të kaluara, 854 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar në 6,227 shifrën e përgjithshme të viktimave. Numri i sotëm është rekord i ri për periudhën njëditore në këtë shtet.

Vetëm në Angli u shënuan 758 viktima të reja, duke e çuar në 5,655 shifrën e përgjithshme të të vdekurve. Viktimat ishin të moshës nga 23 deri 102-vjeçare. 29 të vdekur nuk kishin probleme të tjera shëndetësore.

Lexo Edhe:

Në Skoci u shënuan 74 viktima për këtë periudhë, ndërsa në Uells 19 dhe në Irlandën Veriore 3, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët kanë parashikuar se pandemia do ta arrijë kulmin gjatë Pashkëve, duke lënë të kuptohet se vendi i ka përpara vetes edhe disa ditë të vështira.

Britania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Me këtë virus është infektuar edhe kryeministri Boris Johnson, i cili ndodhet nën kujdes intensiv.