Rrahmani do të largohet në verë nga Rapidi, konfirmon trajneri Bergodi - Gazeta Express
string(69) "rrahmani-do-te-largohet-ne-vere-nga-rapidi-konfirmon-trajneri-bergodi"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 17:18

Rrahmani do të largohet në verë nga Rapidi, konfirmon trajneri Bergodi

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 17:18

Albion Rrahmani duket se po kalon sezonin të parë dhe të fundit te Rapid Bukureshti.

Trajneri i skuadrës rumune, Cristiano Bergodi, ka lënë të nënkuptohet se sulmuesi kosovar do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu vlerësoi lart ish-sulmuesin e Ballkanit.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normele që ai ka oferta. Nuk mendoj nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar. Natyrisht ai do të largohet në verë. Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka deklaruar Bergodi.

Rrahmani po kalon formë fantastike me Rapidin, duke kontribuar me 16 gola dhe tri asistime në 21 paraqitje.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Bazuar në raportimet nga mediat rumune, Rapidi synon të fitojë së paku 8 milionë euro nga shitja e tij.

Së fundi ishte raportuar së në mesin e klubeve të interesuara për Albion Rrahmanin është edhe klubi i madh anglez, Aston Villa. /Gazeta Express/