Lajçak: Sqaruam detaje të rëndësishme për dinarin, javën e ardhshme mblidhemi me ambicien për ta gjetur një zgjidhje - Gazeta Express
string(114) "lajcak-sqaruam-detaje-te-rendesishme-per-dinarin-javen-e-ardhshme-mblidhemi-me-ambicien-per-ta-gjetur-nje-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2024 17:29

Lajçak: Sqaruam detaje të rëndësishme për dinarin, javën e ardhshme mblidhemi me ambicien për ta gjetur një zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

25/03/2024 17:29

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroi Lajçak.

Lexo Edhe:

Ndërmjetësi europian shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës foli për dallime të mëdha pas takimit, ndërsa përmendi një takim shtesë, që pritet të mbahet më 4 prill.

“U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi.

Ai nuk pranoi të japë detaje për propozimet.