Jo vetëm që nuk ngjan me një shtëpi, por hapësira prej 1430 metrash katrore është faturuar si një “kompleks turistik”.
Kështu shkruan TMZ për shtëpinë më të re të miliarderes 22-vjeçare.
Kylie Jenner sapo është bërë pronarja e një residence në Holmby Hills, LA, që vlen plot 36,5 milionë dollarë.
TMZ shkruan se tashmë 22-vjeçarja po largohet nga shtëpia e saj në Calabasas, dhe ka vendosur të qëndrojë në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.
Ndërkaq, bukuroshja tashmë ka publikuar fotografitë e para nga rezidenca e re.

Me shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, shtëpia ka shumë hapësirë për Kylie-n dhe vajzën Stormi Webster.

Bare, dhoma lojrash, një palestër dhe një zonë e gjërë sportive, si dhe fushë basketbolli, të gjitha këto ambiente u japin nënë e bijë shumë mënyra për të kaluar kohën e tyre.
View this post on Instagramexperimenting with makeup has been keeping me entertained. hbu ?
A post shared by Kylie ? (@kyliejenner) on




