Kuvendi miraton me 70 vota pro projektligjin për tatimin mbi të ardhurat - Gazeta Express
string(72) "kuvendi-miraton-me-70-vota-pro-projektligjin-per-tatimin-mbi-te-ardhurat"

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 21:21

Kuvendi miraton me 70 vota pro projektligjin për tatimin mbi të ardhurat

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 21:21

Kuvendi i Shipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat në vend.

70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për hyrjen në fuqi të taksës mbi profesionistët e lirë që nga viti 2025.

Lexo Edhe:

Sipas Tabakut, “ky projektligj e penalizon punën, sepse fatkeqësisht kjo qeveri nuk e vlerëson profesionistin, atë që fiton me të ardhura të ndershme”.

“20 milionë euro më shumë do të paguajnë 17.000 profesionistë të lirë, avokatë, kontabilistë, noterë, mjekë, dentistë, farmacistë. Kjo është shtresa e mesme e shoqërisë. Ky është tatimi socialist, që taton atë që punon më shumë, që është më i ndershëm, sepse po nuk je i ndershëm do të kesh amnistinë fiskale. Po vodhe, po bëre korrupsion, do të bësh legalizimin e kanabisit. Ti do të kesh mundësi po të jesh i korruptuar t’i legalizosh paratë e tua nëpërmjet amnistisë fiskale. Por jo, po punove ty do të të tatojnë deri në 23 %”, tha ajo.

Edhe Nusret Avdulla i grupit parlamentar të PDIU (Drejtësi dhe Integritet), ka votuar pro ligjit per tatimin mbi të ardhurat.

/Gazeta Express