Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, zbardhen emrat e trafikantëve të arrestuar me urdhër të SPAK - Gazeta Express
string(90) "pjese-e-grupit-te-gezim-celes-zbardhen-emrat-e-trafikanteve-te-arrestuar-me-urdher-te-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2024 11:30

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, zbardhen emrat e trafikantëve të arrestuar me urdhër të SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2024 11:30

Në kuadër të operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’, zbardhen emrat e personave të arrestuar.

Raportohet se pas hekurave ranë shtetasit; Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë.

Emrat e tyre sipas burimeve, kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.

Kujtojmë se nga ky operacion, u arrestua edhe Dritan Metaj, që dyshohej se shoqëronte të njohurin si baronin e drogës, Gëzim Çela, dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës.