Arsenali e nxjerr në shitje Gabriel Jesus - Gazeta Express
string(41) "arsenali-e-nxjerr-ne-shitje-gabriel-jesus"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 23:55

Arsenali e nxjerr në shitje Gabriel Jesus

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 23:55

Arsenali është gati të sakrifikojë Gabriel Jesus verën e ardhshme.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “The Gunners” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian.

Lexo Edhe:

Ndonëse ka kontratë deri në 2027-ën me klubin londinez, 27-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, për këtë arsye Arsenal dëshiron ta shesë këtë verë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga largimi i brazilianit.

Kartoni i Gabriel Jesus momentalisht vlerësohet 70 milionë euro dhe “The Gunners” nuk kanë ndër mend që ta lënë sulmuesin të largohet për një shifër më të ulët.