Kauno Zalgiris është kundërshtari i parë i Dritës në rrugëtimin e saj për kualifikim në garën më të madhe të klubeve në botë – në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Lituanisë do të jetë pengesa e parë për gjilanasit në këtë rrugëtim.
Kauno Zalgiris është kampioni i elitës së futbollit të Lituanisë, duke e fituar titullin për herë të parë në historinë e tij sezonin e kaluar.
Kauno u shpall kampion me 75 pikë nga 36 ndeshje, me tetë më shumë se Hegelmann në vendin e dytë.
Sezoni në Lituani fillon në muajin shkurt ose në mars, për të përfunduar në muajin nëntor, shkaku i kohës së ftoftë në dimër.
Kauno vlerësohet me 7.95 milionë euro nga “Transfermarkt”, derisa Drita vlerësohet me shifrën prej 8.1 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm i kundërshtarit të Dritës është Amine Benchaib, me 800 mijë euro vlerë.
Ai është momentalisht edhe top golashënuesi i skuadrës me 10 gola.
Në sezonin aktual, Kauno është i treti në tabelë në Lituani, me 24 pikë, tri më pak se vendi i parë, Dziugas Telsiai.
Në historinë e tij, Kauno ka vetëm një titull kampioni (2025) dhe një Superkupë të Lituanisë (2026).
Ndeshja e parë mes Kauno Zalgiris dhe Dritës luhet më 7/8 korrik në Lituani, derisa ndeshja e dytë luhet më 14/15 korrik në Prishtinë./GazetaExpress/