Kampionia e Kosovës, Drita e ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjilanase do të përballet me kampionin e Lituanisë, Kauno Zalgiris.
Kauno Zalgiris u shpall kampion në elitën e futbollit lituanez sezonin e kaluar, duke fituar titullin me 75 pikë.
Ndërkohë, Drita u shpall kampione e Kosovës me 66 pikë, duke triumfuar për herë të dytë radhazi në Superligën e Kosovës.
Fituesi i kësaj përballjeje do të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sezonin e kaluar, Drita u ndal në fazën e dytë kualifikuese nga Copenhagen, pasi paraprakisht në raundin e parë e kishte eliminuar Differdangen e Luksemburgut.
Pas eliminimit nga Championsi vjet, Drita kishte arritur të kualifikohet në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, për t’u eliminuar në “play-offin” – në fazën e eliminimit direkt – nga Celje e Sllovenisë./GazetaExpress/