Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran - Gazeta Express
string(79) "zbulohet-vendi-ku-do-te-ndodh-ceremonia-e-nenshkrimit-te-marreveshjes-shba-iran"

Ballina

Gazeta Express

16/06/2026 17:13

Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Ballina

Gazeta Express

16/06/2026 17:13

SHBA-ja dhe Irani do ta nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen në resortin zviceran të Burgenstockut, ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Zvicrës për gazetën Schweiz Heute.

Delegacionet pritet të takohen të premten. Sipas mediave zvicerane, negociatorët Pakistani dhe Katari propozuan vendndodhjen.

Është hera e dytë në dy vjet që resorti është zgjedhur për të pritur bisedime diplomatike, pasi udhëheqësit botërorë u takuan atje për Samitin mbi Paqen në Ukrainë në qershor 2024.

SHBA-ja dhe Irani kanë arritur të dielën marrëveshje fillestar për t’i dhënë fund luftës gati katër-mujore.

Sipas marrëveshjes, palët duhet që brenda një periudhe prej 60-ditësh të zgjidhin çështjet e tjera më të ndërlikuara, si programi bërthamor i Iranit

Advertisement
Advertisement
Advertisement