“Ajo është duke e kompensuar kohën e humbur”
Kështu kanë thënë disa shokë të Angelina Jolie të cilët kanë shtuar se ajo “është duke u argëtuar shumë” me takimet e reja të dashurisë.
Për të janë duke u përfolur jo një por dy burra që mund të jenë në lidhje më të.

I pari është reperi The Weeknd kurse i dyti është ish burri i saj, Jonny Lee Miller. Aktorja është “shumë e lumtur” që po mund të këtë takime të reja dashurie.

Ylli i filmit “Eternals” (46) kohëve të fundit ka filluar që të këtë lidhje të reja dashurie, kurse burimet i kanë thënë mediave amerikane se ajo ka pasur dy lidhje gjatë muajve të fundit.




Një shok i Jolie ka thënë se ajo është e lumtur që po takohet me njerëz të rinj, pasi që ajo u nda nga Brad Pitt më 2016.

“Angelina po argëtohet shumë për momentin, kështu po e kompenson kohën e saj të humbur”, ka thënë një burim për tabloidin US Weekly, duke cituar kështu edhe dy personat me të cilët mendohet se është takuar Angelina. /GazetaExpress/