Moti sot - Gazeta Express
string(10) "moti-sot-9"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 7:03

Moti sot

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 7:03

Sot në Kosovë na pret mot i ngrohtë, por me gjasa për ndonjë rrebesh lokale shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditës priten periudha të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale, kurse nganjëherë vranësirat mund të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone dhe jo në tërë territorin.

Temperaturat pritet të luhaten nga 11 minimalja deri në 27 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në verilindje dhe lindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Zhvillimet do të jenë të izoluara, më të koncentruara në viset kodrinore-malore.

Fillimi i javës së re me mot të ngrohtë, por mjaft jo-stabil sidomos orëve të pasdites me gjasa reale për zhvillime konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten shtrëngata me breshër./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement
Advertisement