Kush është autori që vrau dy vëllezërit në Krujë, mori hak për ngjarjen e para 10 viteve - Gazeta Express
string(87) "kush-eshte-autori-qe-vrau-dy-vellezerit-ne-kruje-mori-hak-per-ngjarjen-e-para-10-viteve"

Kush është autori që vrau dy vëllezërit në Krujë, mori hak për ngjarjen e para 10 viteve

Gazeta Express

05/06/2020 10:47

Detaje të reja nga ekzekutimi i dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie.

pjimage

Lexo Edhe:

Autori, Roland Pula dyshohet se ka marrë hak për plagosjen e xhaxhait të tij. Burimet thanë se vëllai tjetër i dy viktimave, para 10 viteve, ka plagosur xhaxhain e autorit.

Autori ka disa precedentë penalë dhe është emër i njohur për Policinë. Mësohet se në vitin 2008 ka qenë i arrestuar për kanosje me armë dhe është dënuar me 6 muaj burg, ne vitin 2010 është arrestuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Por ka precedentë edhe jashtë vendit.

Panorama mëson se dje Gramoz dhe Xhontil Bardhi janë zene fillimisht ne nje lokal me autorin e ky i fundit me pas ka shkuar ne shtepi, ka marre kallashin dhe i ka pritur derisa kane dale te dy vellezerit dhe i ka vrare ne rruge.