Kurti udhëton për në Turqi, do të pritet në takim nga Erdogani - Gazeta Express
string(61) "kurti-udheton-per-ne-turqi-do-te-pritet-ne-takim-nga-erdogani"

Kurti udhëton për në Turqi, do të pritet në takim nga Erdogani

Lajme

Gazeta Express

03/02/2023 8:38

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Stamboll të Turqisë, për një vizitë pune njëditore, raporton Express.

Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti do të pritet në takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Lexo Edhe:

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Bashkë me Kurtin kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftimin e ZKM’së./Gazeta Express