Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë - Gazeta Express
string(85) "kurti-sot-ben-homazhe-ne-perkujtim-te-masakrave-ne-gllobar-verboc-shtutice-dhe-marine"

Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 8:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, homazhet do të fillojnë nga ora 08:30.

Lexo Edhe:

Ato mbahen në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Kryeministri Kurti, pastaj do të bëj homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.

Nga ora 12:30, Kurti do merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive, në Graqanicë.

E nga ora 14:30, kryeministri i merr pjesë në ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor.

Në orën 16:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore pë ish-deputetin Ali Lajçi e ku do të marr pjesë edhe Kurti.

Ndërkaq nga ora 17:00, kryeministri merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact. /Express/