Kurti s'komenton që nuk u takua me Richard Grenell në Mynih: Pata shumë takime atje - Gazeta Express
string(81) "kurti-skomenton-qe-nuk-u-takua-me-richard-grenell-ne-mynih-pata-shume-takime-atje"

Kurti s’komenton që nuk u takua me Richard Grenell në Mynih: Pata shumë takime atje

Gazeta Express

17/02/2020 15:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar se pse nuk është takuar në Gjermani me të dërguarin e posaçshëm amerikan për dialog, Richard Grenell. Para mediave, i pari i qeverisë tha se në Mynih ka pasur shumë takime tjera, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se Qeveria e re po punon në ndërtimin e urave me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të arrihen suksese të përbashkëta.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të takimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kurti nuk ka komentuar arsyeje e mos takimit me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i qeverisë ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur më shumë takime me më diplomatë e politikanë ndërkombëtare se në këtë fundjavë në Mynih, gjatë konferencës ndërkombëtare për siguri.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë takime me diplomat e politikanë ndërkombëtarë brenda dy ditëve sa në këtë fundjavë që e lamë pas dhe mbrëmë jam kthyer rreth mesnatës dhe sot kemi shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë”.“…përfitojë nga rasti që tua urojë të gjithëve dhe festofshim edhe shumë përvjetorë të tjera ky është përvjetori i parë i qeverisë sonë e cila e organizon këtë datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se po punojnë që t’ua shpjegojnë miqve ndërkombëtarë pozicionet e Kosovës.

“Ne në këto konferenca ndërkombëtare po bashkëbisedojmë me miq tanë me partnerë tanë me ata të cilët na kanë ndihmuar shumë dhe qeverinë e re dhe me durim po punojmë që të shpjegojmë pozicionet tona dhe t’i ndërtojmë urat të cilat janë të nevojshme për suksesin e përbashkët”, ka deklaruar ai./Express/