Kurti shkon në teatër me bashkëshorten dhe vajzën - Gazeta Express
string(49) "kurti-shkon-ne-teater-me-bashkeshorten-dhe-vajzen"

Kurti shkon në teatër me bashkëshorten dhe vajzën

Gazeta Express

22/02/2020 13:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë spektator në teatër së bashku me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Lea, për të parë shfaqjen e fëmijëve “Liza në botën e çudirave”.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi se u kënaqën aty, duke i lavdëruar aktorët dhe bëri me dije se si institucion nuk do ta lënë në harresë teatrin për t’i dalë në ndihmë.

Lexo Edhe:

“Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës.

Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte.

Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të.

Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë.

Nuk ka emancipim pa teatër.