Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet - Gazeta Express
string(50) "kurti-prezanton-prurjen-e-re-ne-listen-per-deputet"

Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet

Lajme

Gazeta Express

15/01/2021 15:40

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka njoftuar se kryetari i demokristianëve të rinj të Kosovës, Aron Thaqi, do të jetë në listën e Vetëvendosjes për deputet, raporton Gazeta Express.

Kurti është takuar me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të demokristianëve të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti./Express/