Zana Avdiu: Te LDK jep entuziazëm bashkimi i Vjosës me LDK, Kurti në tubimet e VV i "bllokuar" nga rojet e tij - Gazeta Express
string(107) "zana1-avdiu-te-ldk-jep-entuziazem-bashkimi-i-vjoses-me-ldk-kurti-ne-tubimet-e-vv-i-bllokuar-nga-rojet-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 22:04

Zana Avdiu: Te LDK jep entuziazëm bashkimi i Vjosës me LDK, Kurti në tubimet e VV i “bllokuar” nga rojet e tij

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 22:04

Zana Avdiu, ka dhënë komentet e saj lidhur me fushatën e partive për zgjedhjet e 7 qershorit.

E ftuar në Pressing në T7, Avdiu, duke analizuar tubimet e VV’së, ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti, nuk është më i afërt me qytetarët, dhe se ai, bllokohet nga rojet e tij.

‘’Nuk janë siç paraqiten në rrjete sociale, nëse je live e sheh ka hapësira të mëdha në vendet ku organizohen tubimet. Du me nis prej VV’së, nuk ishte një tubim shumë i madh i zgjerun, ishte me struktura, militantë, aktivistë, kandidatë, familjarë, nuk ishin gjithë kandidatët. Nëse e shihni videon edhe gjatë kohës sa folke Albin Kurti, ka pasur largim të madh të qytetarëve. Kurti në të gjitha tubimet vjen më së paku 30 minuta me vonesë, e më së shumti deri  1 orë e gjysmë. Është shumë larg qytetarëve, Albin Kurti nuk është më afër qytetarëve. Vjen me përcjellje të zgjeruar deri në pesë vetura. Sot ka bllokim prej rojeve të tij, prej zyrtarëve që e përcjellin. Te LDK edhe këta po mundohen me bë tubime të mëdha si ’VV’ja. Janë grupe të cilat janë organizu, strukturat. Ajo çka jep te LDK më shumë entuziazëm është edhe bashkimi i Vjosës me LDK e bën njëfar ndryshimi të fushatës’’, ka thënë ajo mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement