Kurti e Vuçiqi mund të takohen në tetor, thotë Bislimi - Gazeta Express
string(53) "kurti-e-vuciqi-mund-te-takohen-ne-tetor-thote-bislimi"

Kurti e Vuçiqi mund të takohen në tetor, thotë Bislimi

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 13:55

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të takohen në tetor.

Ai në Komisionin për Integrime Evropiane një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Lexo Edhe:

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave, por nuk dha datë kur hiqen vizat.

“Ky është hapi i parë por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.

Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit./EO/