Kurti dje foli për keqpërdorime financiare në ujësjellës, sot Prokuroria i nis hetimet - Gazeta Express
string(86) "kurti-dje-foli-per-keqperdorime-financiare-ne-ujesjelles-sot-prokuroria-i-nise-hetimet"

Kurti dje foli për keqpërdorime financiare në ujësjellës, sot Prokuroria i nis hetimet

Gazeta Express

08/04/2020 12:42

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për keqpërdorime financiare në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një ditë pasi që për to ka folur në konferencë për media kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton Gazeta Express

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është autorizuar Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Policisë së Kosovës, që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga mediat, ku kryeministri në detyrë ka folur për këto keqpërdorime.

Lexo Edhe:

 “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”, sipas cilit shkrim kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Ministrja Rozeta Hajdari, ndërkaq ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018”, thuhet në njoftim. /Express/

Kryeministri në detyrë Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike