Basketbolli është një sport ku preciziteti duhet të jetë milimetrik për ta qëlluar cakun, sidomos kur tentohet për të shënuar nga distanca.
Por, ndonjëherë lojtarët e këtij sporti nuk e kanë ditën dhe mund të gabojnë edhe nga afërsia, kur janë ballë përballë me harkun e koshit, shkruan “Gazeta Express”.
E një rast i tillë i ka ndodhur edhe këtij basketbollisti.
Ai në fakt dështoi jo një herë, por katër herë në të njëjtin aksion, i cili zgjat po aq sekonda.
Pa dyshim, të gjithë tifozët e pranishëm në tribuna mbetën të habitur me këto huqje të njëpasnjëshme, e i dëshpëruar ishte edhe vetë basketbollisti me numër 2.
Edhe pse ka kaluar një kohë nga kjo ndeshje, pa dyshim se këto pamje nuk do të harrohen kurrë.
Disa sportistë mbahen në mend për të mirë, e sortisti në fjalë – për të keq, sigurisht. /Gazeta Express/