Kumtesë e LSDM-së për masat ekonomike të Qeverisë - Gazeta Express
string(49) "kumtese-e-lsdm-se-per-masat-ekonomike-te-qeverise"

Kumtesë e LSDM-së për masat ekonomike të Qeverisë

Gazeta Express

06/06/2020 10:57

Masat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM sjellin ekonomi të re zhvillimore dhe mbështetje të fuqishme për qytetarët dhe ekonominë.

Pakoja e tretë e masave ekonomike  do të mundësojë  rimëkëmbje të  ekonomisë së Maqedonisë përmes mbështetjes direkte financiare të qytetarëve.

Lexo Edhe:

Seti i ri i masave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, në vlerë prej 355 milion euro përfshin 730.000 shfrytëzues  dhe do të simulojë rritje të likuiditetit, mbrojtjes, promovimit dhe rritjes së ofertës ekonomike vendore,  ndërsa ofron edhe mbështetje për bujqit, si dhe për turizmin vendor.

Një pjesë e pakos së tretë të masave ekonomike janë kartelat pagesore të cilat dukshëm  do t’u ndihmojnë qytetarëve në kushte të krizës dhe  do ta përforcojnë shitjen e prodhimeve vendore.

Kartela pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarë është destinuar për  personat e papunë dhe marrësit e ndihmës sociale.

Masat ekonomike kanë për qëllim  ta ndihmojnë turizmin vendor, ashtu që të punësuarit  me të ardhura  deri në 15.000 denarë në muaj  do të marrin vauçer për turizëm vendor prej 6.000 denarë dhe kartelë pagesore vendore prej 3.000 denarë.

Të rinjtë do të marrin  mbështetje financiare prej 6.000 denarë dhe  kartelë pagesore vendore   me vlerë prej 3.000 denarë, si dhe vauçerë për bashkëfinancim të trajnimeve dhe kurseve për IT  dhe shkathtësi digjitale.

Pakoja e tretë e masave ekonomike është mbështetje direkte për ekonominë e Maqedonisë, për inovativitet, zhvillim dhe ruajtje të  vendeve të përhershme dhe të reja të punës.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të vendosë në dispozicion  mjete financiare për mbështetje të kompanive Start ap të vogla dhe të mesme përmes bankave komerciale me 10 milion euro kapital  fillestar.

LSDM si parti përgjegjëse do të vazhdojë edhe më tutje me gjetjen e vendimeve konstruktive për  tejkalim  më të lehtë të krizës, duke u udhëhequr nga interesi i qytetarëve si prioritet kryesor.