Kuka dhe Majlinda shkojnë në Holandë, do t’i takojnë atje ish-krerët e UÇK-së, Thaçin, Veselin dhe të tjerët - Gazeta Express
string(104) "kuka-dhe-majlinda-shkojne-ne-holande-do-ti-takojne-atje-ish-kreret-e-uck-se-thacin-veselin-dhe-te-tjeret"

Kuka dhe Majlinda shkojnë në Holandë, do t’i takojnë atje ish-krerët e UÇK-së, Thaçin, Veselin dhe të tjerët

Sporte tjera

Gazeta Express

19/10/2022 14:30

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi e kanë marrë sot rrugën drejt Holandës, ku do të takohen me zyrtarë të këtij shteti, për promovimin e suksesit të Kosovës në xhudo si dhe dakordimin e programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me Federatën e Holandës dhe me atë të Gjermanisë.

E ndërkohë, gjatë kohës së qëndrimit në Holandë, trajneri më i mirë në botë i xhudos dhe kampionia olimpike do ta shfrytëzojnë mundësinë që nesër t’i takojnë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish-deputetin, Rexhep Selimin dhe ish-nënkryetarin e OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Historikisht, luftërat e popullit tonë kanë qenë të pabarabarta, gjithmonë kanë qenë të vështira. Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se do të zhdukemi, ne jemi zgjuar. Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se ne do të dorëzohemi, ne jemi ringritur. Luftërat dhe qëndresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i imi dhe Majlindes në çdo betejë. Rrugëtimi im dhe i Majlindës ka qenë i vështirë, përplot sfida, pengesa, dëshpërime. Por, ne, bashkë me mbështetjen e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës kemi arritur që vendit t’i sjellim fitore historike. Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social, “Facebook”. /Gazeta Express/