Kthehet koshashënuesi më i mirë i NBA, ushtron për herë të parë në “NBA Bubble” - Gazeta Express
string(76) "kthehet-koshashenuesi-me-i-mire-i-nba-ushtron-per-here-te-pare-ne-nba-bubble"

Kthehet koshashënuesi më i mirë i NBA, ushtron për herë të parë në “NBA Bubble”

Gazeta Express

17/07/2020 12:29

Koshashënuesi më i mirë i NBA këtë sezon, James Harden, i bëri stërvitjet e para me bashkëlojtarët e tij në Houston Rockets pas katër muajve, pasi ardhja e tij në kompleksin e Disney World u shty shkaku i problemeve familjare.

James Harden arriti në fillim të kësaj jave në Disney World, ku po qëndrojnë të izoluar të gjithë lojtarët dhe stafi i NBA për rinisjen e garës. Mirëpo, para se të kthehej në stërvitje, ai duhet të vetëizolohej për disa ditë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam i lumtur që jam këtu. Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam këtu me këta djem, duke tentuar të ecim përpara dhe ta arrijmë qëllimin. Secila ditë do të jetë një sfidë e re për ne”, tha Harden, pas stërvitjes së parë me skuadër.

Hardeni kishte qenë duke bërë ushtrime fizike i vetëm, larg njerëzve të tjerë në komples, mirëpo të enjten ai e bëri stërvitjen e parë me skuadër.

“Sot pata nevojë ta shtyj veten për t’i shkuar deri në fund stërvitjes”, shtoi Harden.

Skuadrës së Rockets nuk i ka munguar vetëm Harden në këto stërvitje të para, pasi që edhe Russell Westbrook s’ka qenë i pranishëm. Të hënën ai bëri të ditur se është i infektuar me Covid-19 dhe ende nuk dihet kur do të mundë të kthehet ai në skuadër. /Gazeta Express/