Kthehen protestat në Hong Kong, arrestohen dhjetëra protestues - Gazeta Express
string(61) "kthehen-protestat-ne-hong-kong-arrestohen-dhjetera-protestues"

Kthehen protestat në Hong Kong, arrestohen dhjetëra protestues

Gazeta Express

27/05/2020 15:34

Policia në Hong Kong ka arrestuar dhjetëra protestues pasi këta u munduan që të mos i lejojnë politikanët që të debatojnë për një projektligj kundërthënës për himnin kombëtar.

Aktivistët u përplasën me policët në qendër të qytetit pasi u hoq dorë nga plani për bllokimin e kuvendit si pasojë e paraqitjes së një numri të madh të policëve të armatosur.

Lexo Edhe:

Ditëve të fundit ka pasur protesta të vazhdueshme në Hong Kong për shkak se ligjvënësit po mundohen ta miratojnë një projektligj që talljen me himnin kinez do ta cilësonte krim.

Protestuesit thonë se ky projektligj dhe disa projektligje të tjera janë hapi i parë për shkatërrimin e kornizës “një vend, dy sisteme”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Këto protesta erdhën një vit pasi aktivistët ia dolën ta bllokonin miratimin e projektligjit për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.