Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha po e pret me padurim ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, në kërkim të finales, pas së cilës mund të sigurohet kualifikimi në Euro 2020.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars, por u shty për në qershor për shkak të koronavirusit.
Dhe në një videomesazh, dhënë për gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, kreu i tifozëve kosovarë ka thënë se shpreson që kjo ndeshje të luhet me praninë e tifozëve në Shkup dhe sigurisht, uron që Kosova të fitojë këtë takim.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e “Lulit”: