Kryemadhi zbardh debatin mes Mirit dhe Vrenozit pas BBV - Gazeta Express
string(55) "kryemadhi-zbardh-debatin-mes-mirit-dhe-vrenozit-pas-bbv"

Yjet

Gazeta Express

24/04/2026 19:41

Kryemadhi zbardh debatin mes Mirit dhe Vrenozit pas BBV

Yjet

Gazeta Express

24/04/2026 19:41

Monika Kryemadhi ka sqaruar episodin e përfolur mes Ilir Vrenozi dhe Mirit pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duke e cilësuar atë si një përplasje momentale.

E ftuar në emisionin Breaking, ajo tregoi se situata ndodhi papritur, ndërsa të pranishmit ishin në një bisedë normale.

“Sinqerisht nuk u kuptua çfarë ndodhi. Ishim duke biseduar qetësisht, kur në një moment Vrenozi reagoi me tone të larta. Besoj se batutat e Mirit, që jo gjithmonë kuptohen nga të gjithë, krijuan një situatë të ngarkuar emocionalisht,” u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, në debat u përdor edhe zhargon i përditshëm, gjë që ndikoi në përshkallëzimin e situatës, por gjithçka u mbyll shpejt.

“Ishte më shumë një shpërthim i momentit, me tone të larta, por më pas gjithçka u qetësua,” theksoi ajo.

Kryemadhi la të kuptohet se bëhej fjalë për një situatë kalimtare dhe jo për një konflikt të thellë mes ish-banorëve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement