Ish-miss gjendet e vrarë në Mexico City, hetimet fokusohen te konflikti familjar - Gazeta Express
string(79) "ish-miss-gjendet-e-vrare-ne-mexico-city-hetimet-fokusohen-te-konflikti-familjar"

Yjet

Gazeta Express

23/04/2026 20:57

Ish-miss gjendet e vrarë në Mexico City, hetimet fokusohen te konflikti familjar

Yjet

Gazeta Express

23/04/2026 20:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Mexico City, ku një ish-mbretëreshë bukurie është gjetur e pajetë në një apartament në zonën elitare Polanco.

Viktima është Carolina Flores Gómez, 27 vjeçe, fituese e konkursit Miss Teen Universe Baja California 2017. Sipas raportimeve, ajo u gjet më 15 prill me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë, çka rezultoi fatale.

Autoritetet meksikane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa pista kryesore lidhet me një konflikt të mundshëm brenda familjes. Sipas burimeve mediatike dhe prokurorisë, dyshimet janë shtrirë edhe ndaj vjehrrës së viktimës, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se ka akuzuar nënën e tij për përfshirje në ngjarje.

Në momentin e krimit, në banesë ndodheshin si bashkëshorti i viktimës ashtu edhe nëna e tij, një rrethanë që ka shtuar kompleksitetin e hetimeve.

Deri në këtë fazë, nuk është konfirmuar asnjë arrestim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement