KRU “Prishtina” njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit në Podujevë - Gazeta Express
string(77) "kru-prishtina-njofton-se-ka-ndryshuar-orari-i-reduktimeve-te-ujit-ne-podujeve"

KRU “Prishtina” njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2023 11:19

Kompania Rajonale “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Kjo u bë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.

Lexo Edhe:

Bëhet e ditur se orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.

“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00”, thuhet në njoftim.