Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, flasin për zhvillimet në Kosovë - Gazeta Express
string(105) "krasniqi-takon-drejtorin-per-ballkanin-te-keshillit-te-sigurise-kombetare-flasin-per-zhvillimet-ne-kosove"

Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, flasin për zhvillimet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 20:19

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot në Washington DC, zhvilloI një takim me Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC).

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi tha se e falënderoi Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, shkroi Krasniqi.