Krasniqi: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Kushtetuesen sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës - Gazeta Express
string(100) "krasniqi-presidentet-ne-kosove-po-e-trajtojne-kushtetuesen-sikur-te-ishte-zyre-ligjore-e-presidences"

Krasniqi: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Kushtetuesen sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 9:50

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese dy emrat e propozuar nga partitë politike për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se presidentët në Kosovë po e trajtojnë Kushtetuesen si zyrë ligjore të Presidencës duke iu drejtuar me pyetje sa herë që kanë paqartësi.

Lexo Edhe:

Ai ka kujtuar se Kushtetuesja iu ka dhënë fund sqarimeve të tilla kur kishte refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit sa ishte president pikërisht për të njëjtën çështje që ndërlidhet e emërimin e anëtarëve të KQZ’së.

Reagimi i plotë:

Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës, duke i dërguar pyetje për interpretim të dispozitave kushtetuese sa herë që kanë paqartësi. Kësaj praktike Gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Thaçi, madje njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Sa i përket paqartësive të ngritura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së:

1.

Duhet kuptuar që përbërja e KQZ-së nuk përfaqëson në mënyrë rigoroze përbërjen e Kuvendit.

Gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, pavarësisht dallimit që mund të kenë ndërmjet numrit të deputetëve në Kuvend. Ato barabarësish kanë të drejtën e emërimi të vetëm një anëtari.

Nëse ka më shumë se gjashtë grupe parlamentare, grupeve më të vogla nuk u takon e drejtën e emërimit të anëtarëve në KQZ.

Nëse janë më pak se gjashtë grupe parlamentare, fillimisht ndahet nga një anëtarë për secilin grup parlamentar. Pastaj në raundin e dytë shpërndahen vendet e mbetura sipas formulës së njëjtë të ndjekur në raundin e parë, duke nisur nga grupi më i madh dhe vazhduar tek grupet tjera sipas madhësisë, derisa të shpërndahen të gjitha vendeve të mbetura.

Në rastin e tanishëm, emërimet duhet të bëhen kështu: VV dhe PDK nga dy anëtarë, kurse LDK dhe AAK nga një anëtar.

2.

Kur subjektet politike kanë numër të barabartë të deputetëve, si në rastin e tri subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin boshnjak por që kanë të drejtën e emërimit të vetëm një anëtari, zbatohet kriteri i dytë i vlerësimit, që është numri i votave të marra në zgjedhjet e fundit.