Krasniqi pas rastit në Pejë kërkon krijimin e një task-force për mbrojtjen e grave - Gazeta Express
string(82) "krasniqi-pas-rastit-ne-peje-kerkon-krijimin-e-nje-task-force-per-mbrojtjen-e-grave"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:11

Krasniqi pas rastit në Pejë kërkon krijimin e një task-force për mbrojtjen e grave

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:11

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi pas vrasjes në Pejë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të krijojë një task- forcë e cila sipas tij do të veprojë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

Lexo Edhe:

Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.
Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka kërkuar që të dënim maksimal për vrasësit e grave.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.
Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!”

Një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pejë, dyshohet se dorasi është bashkëshorti i sa.