KQZ vendos të asgjësojë fletët e votimit të 30 qershorit - Gazeta Express
string(56) "kqz-vendos-te-asgjesoje-fletet-e-votimit-te-30-qershorit"

KQZ vendos të asgjësojë fletët e votimit të 30 qershorit

Gazeta Express

21/02/2020 16:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të asgjësojë fletët e votimit të përdorur më 30 qershor të vitit të kaluar.

Materiale do t’u shiten kompanive të riciklimit, teksa procesi i asgjësimit do të kushtojë rreth 59 milionë lekë. Fondi do të përdoret nga rreth 50 punonjës të cilët në më shumë se një muaj do të merren me procesin, pra hapjen e kutive, zbrazjen dhe pastrimin e tyre nga fletët e votimit.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se më 30 qershor 2019, ditën e zgjedhjeve parlamentare, opozita nuk mori pjesë në to ndërsa numri i votuesve ishte njëri ndër më të ulëtit në historinë pluraliste të vendit.