KQZ paralajmëron partitë politike: Nëse nuk merrni pjesë në tri palë zgjedhje, s'mund të garoni më - Gazeta Express
string(95) "kqz-paralajmeron-partite-politike-nese-nuk-merrni-pjese-ne-tri-pale-zgjedhje-smund-te-garoni-me"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 10:31

KQZ paralajmëron partitë politike: Nëse nuk merrni pjesë në tri palë zgjedhje, s’mund të garoni më

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 10:31

Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj ka thënë se deri më tani asnjë parti nuk ka aplikuar për të marr pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Ai në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se interesim nga subjektet politike ka pasur vetëm interesim për marrjen e materialeve për aplikim.

Lexo Edhe:

“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim. I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor. Poashtu i kemi lajmëruar se nëse nuk marrin pjesë në tri palë zgjedhje atëherë nuk mund të garojnë më”, ka thënë ai.

Buleshkaj ka dhënë detaje edhe për numrin e asamblistëve që pritet të kenë subjektet politike në komuna.

“Numri i asamblistëve nuk do të ndryshojë nga zgjedhjet e kaluara”, tha ai. /Express/